Tahiri: Liderët të heqin dorë nga ambiciet personale

Kryetarja e ADK-së, Edita Tahiri ka kërkuar nga liderët politikë të heqin dorë nga ambiciet e tyre personale për pushtet.

Ajo ka thënë se në këtë kohë Kosovës i duhet një vendim i liderëve për të shkuar përpara me një qeverisje stabiliteti dhe me bazë të gjerë.

Tahiri ka vlerësuar se për formimin e qeverisë së re nuk mjaftojnë vetëm numrat.

“ Edhe ambasadorja Jacobson ka thënë në mënyrë të qartë se nuk mjaftojnë vetëm numrat për formimin e qeverisë së re”, ka deklaruar Tahiri, duke shtuar se Kosova nuk e ka komodidetin të përcaktohet për opsionin e zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button