Gjysma e Maqedonisë nuk respekton ligjin për duhan dhe llogari fiskale

Gazeta “Utrinski Vesnik” ka bërë një analizë sa respektohen ligji për duhan dhe për llogari fiskale në Shkup por edhe qytete të tjera.

Paradoksale apo jo, edhe pse kemi Ligj kundër pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura dhe Ligj për regjistrimin e pagesës kesh, ose e ashtuquajtur fiskalizim që vlejnë vite me radhë, ende jemi dëshmitarë se këto dy ligje nuk respektohen sa duhet, ose ka dallim qyteti nga qyteti dhe shumë më pak nga fshatrat ku këto ligje thuajse nuk respektohen aspak.

“Utrinski Vesnik” ka bërë analizë se sa ky ligj respektohet në Shkup, Gostivar, Tetovë, Manastir, Shtip, Prilep, Strumicë, Kavadarci. Janë konsultuar edhe me Drejtorinë për të Ardhura Publike dhe Inspektoratin e tregut, por nga këto dy institucione thonë se nuk mund të japin një mendim të përgjithshëm se ku më shumë dhe ku më pak respektohen këto rregulla ligjore.

Në Gostivar dhe Tetovë duhani pihet në çdo vend, edhe në spitale. Në qytete të tjera, respektohen në përgjithësi edhe ligji për duhan edhe ligji për llogari fiskale, por kjo nuk vlen për vendbanimet më të vogla.

Në fshatrat e Manastirit nuk respektohen të dyja ligjet.

Gjithashtu në shumë institucione shtetërore, apo zyrat janë ‘zona të lira për pirje të duhanit’. Është e njohur që në ngjarje sportive apo konventa partiake pihet duhan më shumë. Para disa muajve ishim dëshmitarë të këtyre ngjarjeve. Rezultati doli se sa më shumë forcohen rregullat ligjore aq më shumë nuk respektohet.

Lajme të ngjashme

Back to top button