Vizita e kryeministrit Rama në Beograd, arrestohen tre atentatorë?

Në prag të vizitës së kryemistrit shqiptar në Beograd, në qendër të kryeqytetit serb mbrëmjen e 6 nentorit eshte arrestuar nje bande prej tre personash qe dyshohet të jenë atentatoret e Edi Ramës pavarësisht se pas 48 ore arrestimi asgje nuk u dha zyrtare nga autortitet serbe, me përjashtim të mediave që folën me dy-tre rreshta duke e raportuar si lajm.

Policia speciale ne oret e mbrëmjes ka ndalur një veturë e tipit BMW, ku pas kontrollimit të pasagjereve pas 45 minutash ka arrestuar tre perosna në qendër të Beogradit.

Personat të shoqëruar nga njësi të mëdha speciale janë dërguar drejt stacionit policor.
Sipas RTS tre pesonat e dyshuar u arrestuan ne qender te kryeqytetit serb, ne kendin mes rrugeve Takovske dhe Svetogorske te cilet pastaj te shoqëruar nga policia u derguan ne drejtim të “Nëna Jevrosime” .

Ky ishte i gjithë lajmi për arrestimin e tre te dyshuarve pa dhënë asnjë shpjegim ne detaje se kush ishin ata, pse u arrestuan dhe c’ndodhi me ta, apo pse me targa te Bujanocit ?!
Apo nese kanë qene trafikantë, sa kg drogë u zunë ? Pra, asnjë fjalë për kete arrestim me nje pjesëmarrje maratonike te policisë dhe njesive speciale kunder terrorizmit.

Dyshimin edhe me shumë e fut se ata mund te ishin atentatoret e Edi Ramës, flet nje burim i agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” ku nder tjera ka mesuar se bandat nga Serbia po pergatiten për viziten e Ramës në Beograd për të shkaktuar trazira..(“…se pripremaju neredi za dolazak onog pedera Rame iz Albanije ..! “)

“ Nëse heshtet apo nuk dilet zyrtarisht rreth arrestimeve të mbremshme te kesaj bande nga polcia serbe, gjithçka mund te dyshohet, pse jo edhe ajo se grupi ne fjale do të mund te ishin atentantorë të Edi Ramës, siq dyshojne edhe lexuesit ?

Pavarësisht se nga keto media mësohet se “Edi Rama po planifikon të vizitoj Preshevën..” zyra e kabinetit të qeverisë serbe ka njoftuar agjencine e lajmeve “Presheva jonë” se “asgje nuk ka zyrtare rreth vizitës së kryeminsitrit Edi Rama në Preshevë.“Ne mund t ju konfrimojmë vetëm një gjë zyrtare se Rama me 10 nentor gjendet ne Beograd. Sa i përket Preshevës, vetem mund te spekulojmë, sespe Beogradi ende nuk i ka dhënë dritën jeshile kesaj vizite të parit të qeverisë shqiptare”.

Sipas mediave serbe, përfaqësues të Ambasadës shqiptare ne Boegrad flasin për një vizitë një ditore të Ramës në Preshevë.

Sipas të njëjtave burime, ata kanë marrë një autobus privat me qera në Beograd, i cili do të transportojë delegacionin shqiptar me rreth pesëdhjetë veta sëbashku me Ramën drejt Preshevës./ Oranews

Lajme të ngjashme

Back to top button