Polici i plagosur mbrëmë është jashtë rrezikut për jetën

Polici që u plagos mbrëmë me armë zjarri, është jashtë rrezikut për jetën dhe po kurohet në shtëpi.

Ai është hospitalizuar me plagë në shpatull, shkaktuar nga arma e zjarrit.

Të dhënat e para flasin se, në momentin e sulmit, polici nuk ishte në detyrë dhe po shkonte privatisht drejt Çarshisë së Vjetër.

Dy persona ende të paidentifikuar, për arsye që po hetohen, kanë shtënë drejt tij.

Ngjarja ndodhi në hapësirën e parkingut, në afërsi të QT “Mavrovasja”.

Policia po punon në zbardhjen e rastit dhe gjetjen e personave.

Lajme të ngjashme

Back to top button