Shkolla Wilson në protesta kundër ndotjes së ajrit në Tetovë

Në protestat që u mbajtën sot në Sheshin Iliria në Tetovë me fillim në orën 13.00, Shkolla Wilson morri pjesë fuqishëm bashk me stafin dhe një numër të madh nxënësish për të protestuar kundër ndotjes së ajrit në Tetovë.

Në faqen zyrtare të vet, shkolla Wilson bëri lajmërim dhe thirrje publike për gjithë popullatën e prekur nga ky problem. Në këtë deklaratë, ndër të tjerash, u cek dhe kjo: “Ajri në formën e vet të pastër nuk ka ngjyrim, si ne kuptimin fizik, ashtu edhe në atë social-politik. Ajri i pastër është e drejtë themelore njerëzore, dhe ne si shkollë, mbajmë përgjegjësi morale dhe qytetare ta kerkojmë këtë të drejtë për ne dhe brezat e rinj të cilët i edukojmë. . . Të gjitha vlerat njerëzore, për të cilat ne punojmë cdo ditë, humbin qëllimin kur komunitetit i cënohet shëndeti. Heshtja na bën pjesëtarë të helmimit kolektiv. Ta ngrisim zërin: STOP NDOTJES! “

Drejtoresha e shkollës Wilson, znj. Elita Masha, në përkrahje të protestave dhe inciativës së shkollës që të protestohet si institucion tha: “Shkolla Wilson mban përgjegjësi të plotë dhe qëndron vigjilente në plotësimin e misionit për edukimin e brezave të rinj, ngritjen e vetëdijes dhe krijimin e mendjeve aktive për të qenë qytetarë të denjë dhe të ndërgjegjshëm, Andaj kjo shkollë do të jetë gjithmonë zëri i progresit dhe tempulli ku krijohet një brez aktiv me përgjegjësi njerëzore. Pavarësisht se si perceptohen dhe si etiketohen këto protesta, nevoja për mjedis të shëndetshëm është e drejtë legjitime e të gjithëve dhe tejkalon përkatësinë etnike, bindjet fetare, dhe ato politike.”

“Jam i mendimit që kjo iniciative e jona për të protestuar si institucion dhe jo vetëm si individë, duhet te jetë inspiruese edhe për institucionet e tjera në vend që edhe ata të kontribuojne në përmirësimin e gjendjes serioze në të cilën gjendemi.” Shtoi Vigan Halimi nga zyra për marrëdhënie me publikun të shkollës Wilson.

Lajme të ngjashme

Back to top button