Reali nuk blen sulmues, i mjafton Benzema

Real Madrid nuk ka plan të blejë sulmues gjatë afatit kalimtar të janarit për shkak të formës së mirë të francezit Karim Benzema, i cili ka besimin e plotë të drejtuesve të klubit.
Real Madrid nuk planifikon të transferojë sulmues gjatë afatit kalimtar të janarit për shkak se Karim Benzema është në formë dhe drejtuesit e klubit përfshirë trajnerin Carlo Ancelotti kanë besim tek francezi, raporton “Fichajes”.

Së fundmi qarkulluan spekulime se Los Blancos mund të transferojnë një sulmues gjatë janarit, pas largimit të Alvaro Moratas gjatë verës në drejtim të Juventusit, edhe pse Javier Hernandez erdhi në formë huazimi nga Manchester United.

Por, forma e mirë e shfaqur nga Benzema në periudhën e fundit dhe golat e tij vendimtar në disa ndeshje kanë bërë që drejtuesit e Real Madridit t’i besojnë grupit të tanishëm të sulmuesve me besimin se ata janë të mjaftueshëm për të ndjekur objektivat e rëndësishme të këtij sezoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button