Interi i pakënaqur me Vidiçin

Interi i Walter Mazzarrit duket i zhgënjyer nga paraqitjet e Nemanja Vidiç. Kështu raporton “sportmediaset.it”, sipas së cilës ish futbollisti i Manchester United mund të largohet nga zikaltrit që në merkaton e janarit.

Në media, kanë filluar të qarkullojnë zëra, se Vidiç, mund të rikthehet të Manchester United, deri në fund të sezonit.
Në vend të tij klubi i Erick Thohir po mendon për rikthimin e Rolando nga Porto, futbollist aq shumë i dëshiruar nga Mazarri.

Por në të njëjtën kohë po vëzhgohet edhe rumuni i Tottenham Vlad Chiriches, i cili po gjen shumë pak hapësira në klubin londinez dhe që pëlqehet si nga Juventus ashtu edhe nga Arsenal.

Lajme të ngjashme

Back to top button