OH ‘Kalliri i Mirësisë’ pako me ushqim dhe veshmbathje nevojtarëve për Bajram

Organizata Humanitare ‘Kalliri i Mirësisë’ si tradicionalisht edhe kësaj here me rastin e festës së Fitër Bajramit organizon aktivitet për të ndihmuar nevojtarët dhe jetimët.

Rufat Sherifi, kryetar i organizatës, njofton për llojet e ndihmave të cilat veç më kanë filluar ti shpërndajnë.

‘Sikurse edhe vitet e kaluara edhe këtë vit me rastin e Fitër Bajramit, bën përgatitjet që popullatës e cila kalon jetën në krizë ekonomike ti ndihmojë. Kemi të bëjmë me dy lloje ndihmash, e para është që të ndihmojmë familjet e kategorisë më të rrezikuar me pako ushqimore dhe higjienike’ tha Sherifi.

Shpërndarja e rrobave për Bajram për fëmijët jetimë vec më ka filluar të hënën.

‘Forma e dytë është të ndihmojmë një numër edhe më të madh i nevojtarëve me veshmbathje dhe vetëm se prej dje ne kemi filluar me shpërndarjen e tyre dhe mendojmë këtu të përfshimë mbi 1000 familje’ u shpreh Sherifi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button