Nikoliqi, kryeministrit francez: “Shqipëria e Madhe”, rrezik për rajonin!

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, gjatë një takimi me kryeministrin francez Manuel Valls në Beograd, i ka folur atij edhe për “Shqipërinë e Madhe” dhe kërcënimin që vjen “prej saj” në rajon.

Nikoliqi tha se ato mund të kthehen në probleme të përmasave të mëdha, të cilat më vonë nuk do jetë në gjendje t’i zgjidhë edhe Bashkimi Evropian.

Sipas një deklaratë të Presidencës serbe, Nikoliqi mësohet se ka thënë se Serbia është e angazhuar për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe se kjo është arsyeja që ajo ka hyrë në negociata me Prishtinën.

“Ne jemi të angazhuar për të siguruar jetën normale të qytetarëve në provincë, por ne nuk mund ta hedhim hapin drejt njohjes së pavarësisë së njëanshme të Kosovës”, tha Nikoliqi.

Lajme të ngjashme

Back to top button