Britanikët ia “futën” flakën Vladimir Putinit! (Video)

Kukulla në formën e Putinit, e cila ishte e veshur me të brendshme ngjyrë të gjelbër, të tilla që i veshte aktori Sasha Baren Cohen – i njohur si Borat – ishte ulur në një tank dhe më pas u dogj në Lewis, në jug të Britanisë së Madhe.

Modele të presidentit rus, Vladimir Putin, u dogjën me rituale natën e fundit në festën e njohur në Britani të Madhe si “Bonfire Night” (Nata e zjarrit të madh), transmeton Telegrafi.

Çdo 5 nëntor në Britani të Madhe shënohet “Bonfire Night”, në kujtim të Guy Foxit, i cili në vitin 1605 u përpoq të hidhte në erë Parlamentin anglez. Kjo ditë festohet me hedhje të fishekzjarrëve dhe ndezjen e zjarreve të mëdha.

Kukulla në formën e Putinit, e cila ishte e veshur me të brendshme ngjyrë të gjelbër, të tilla që i veshte Borati, ishte “ulur” në një tank. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button