Ja pija mrekullibërëse që lufton pagjumësinë 

Ndonjëherë mezi ju zë gjumi? Ka një “ilaç” shume te mire qe mund t’iu qetësojë dhe mund t’iu beje te bini shume shpejt ne krahët e Orfeut.

Sipas një studimi te paraqitur ne kongresin e fundit te American Society of Nutrition, lëngu i qershive te freskëta është shume i mire kundër pagjumësisë.

Shkencëtaret e Universitetit te Shtetit te Luizianës e kane testuar këtë tek shtate persona te moshuar te cilët mezi i zinte gjumi ne mbrëmje. Ata kane konsumuar nga kjo pije për dy jave rresht dhe si përfundim u vu re se mesatarisht ata kishin fjetur rreth 84 minuta me shume gjate një nate.

Studime te mëparshme kishin treguar tashme te mirat qe sillnin tek gjumi melatonina dhe tryptophani, përbërës këta qe gjenden tek qershitë e hidhura.

Megjithatë, nëse nuk jeni fansa te qershive apo ne një mënyrë ose ne një tjetër ato nuk ju bëjnë mire, rekomandohet edhe konsumimi i dy frutave te kivit 1 ore para gjumit. Edhe kjo do shtoje me 13% kohëzgjatjen e gjumit.

Lajme të ngjashme

Back to top button