Jessie J koncert në Tiranë për 29 nëntor

Këngëtarja me famë botërore, Jessie J, do të performojë në qendër të Tiranës më datën 29 nëntor.

Koncerti do të jetë falas dhe organizohet për festat e 28 dhe 29 nëntorit, Dita e Flamurit dhe Dita e Çlirimit.

Edhe vetë këngëtarja e ka konfirmuar atë me një postim në Facebook, duke premtuar “një koncert të veçantë”, transmeton Telegrafi.

“Për të festuar Ditën e 70-të të Çlirimit të Shqipërisë, Jessie do të performojë në një koncert të veçantë pa pagesë për Ditën Kombëtare të Shqipërisë, në Tiranë më 29 nëntor!”, shkruhet në postimin e saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button