Çmenduria nuk ka kufi: Hyn në gojën e anakondës për të xhiruar me kamerë (Video)

“Discovery Channel” ka njoftuar se do të kaloj kufijtë e xhirimeve televizive dhe të programeve reality-show. Ata do të shkojnë deri atje, ku askush nuk u kthye më kurrë.

Këtë herë, pavarësisht nga të gjitha budallallëqet dhe çmendurive që kemi parë deri tash, ka ardhur koha që të xhirojmë në brendi të gojës së përbindëshit Anaconda, transmeton Telegrafi.

Premiera e shfaqjes së “Ngrënies për së gjalli”, është planifikuar për në dhjetor, ku mund të shohim se si një gjarpër i madh gëlltit regjisorin e emisionit, Paul Rosal.

Ai në këtë mënyrë do të jetë i mbuluar me gjak derri dhe do të mbath veshje speciale mbrojtëse për këtë rast, ndërsa do të del nga trupi i anakondës, pa u dëmtuar.

Më poshtë mund të shihni videon promovuese të këtij emisioni, i cili do të shfaqet muajin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button