A do ta nominoj VLAN-i Isa Mustafën për kryeministër?

Takimi i paralajmëruar i Bllokut për orën 16:00 mund të sjellë edhe ripozicionime të posteve të liderëve të VLAN-it.

Burime të “Zërit” mësojnë se, Ramush Haradinaj i nominuar i Bllokut tashmë është pajtuar që të heq dorë përfundimisht nga posti i kryeministrit për t’ia lëshuar atë partnerit të koalicionit Isa Mustafës së LDK-së.

Ndërkohë që vetë liderët e koalicionit paszgjedhor e kanë mohuar se do të ketë ridizajnim të marrëveshjes së VLAN-it.

Vlen të theksohet se anëtar i kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri ka theksuar partia e tij është duke e shikuar opsionin për të ridefinuar rolin e saj brenda marrëveshjes, të arritur në mes partnerëve të Bllokut VLAN. /Zëri/

Lajme të ngjashme

Back to top button