Zbulohen dokumentet e CIA-s për agjentët jugosllavë: S’pinë alkool, s’flasin, mbajnë mend mirë!

Dokumentet e CIA-s dhe FBI-s, të fshehura për dekada të tëra, më në fund janë bërë publike, duke zbuluar mënyrat e funksionimit të Sekretariatit jugosllav për punë të brendshme (DSZUP), përkatësisht ish-Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit – UDB-së së famshme – dhe Shërbimit të Kundërzbulimit, përkatësisht KOS-it.

Konkretisht, një depeshe të datës 28 shtator 1956 merret me organizimin dhe operacionet e shërbimeve të fshehta jugosllave, si dhe njësisë elitare e cila kishte për detyrë të kontrollonte të gjithë njerëzit në DSZUP.

Një burim i paidentifikuar, A-IV, autoriteteve amerikane dëshiron tua “shes” mikun e paemëruar nga Graci i Austrisë, për të cilin pohonte se është lideri i grupit emigrant jugosllav në Austri dhe në Gjermaninë Perëndimore, dhe që udhëheq një rrjet të shërbimit të fshehtë brenda kësaj organizatë, e cila mbledh informacione në lidhje me agjentët e zbulimit jugosllav të cilët veprojnë në këtë fushë.

Burimi tha miku i tij ka lidhje me njerëzit e DSZUP-it në Beograd dhe se mund të jetë i rëndësishëm për “zbulimin e penetrimit të shërbimeve jugosllave”, sidomos në kombinim me rrjetin e tij të informatorëve që janë kundërshtarë të komunizmit.

Burimi tha se Departamenti XII është një prej grupet më të rëndësishme në kuadër DSZUP, se kanë “njerëzit” e tyre në të gjitha njësitet kryesore dhe se vetëm Josip Broz Tito (presidenti jugosllav) dhe Aleksandar Rankoviq, ministër i Punëve të Brendshme, nuk ishin nën kontrollin e njësisë, shkruan jutarnji.hr, transmeton Telegrafi.

Aty theksohet se personel kryesisht është në shkollën qendrore federale për punë të brendshme në Beograd dhe trajnimi i tyre ka zgjatur katër vjet. Zyrtarët e nivelit të ultë u shkolluan në shkolla të ulëta ose kanë përfunduar kurse të trajnimit. Herë pas here rekrutuan staf edhe nga shkolla në Kamenicë, ku u trajnuan anëtarët e KOS-it, ndërsa në trajnimet e tyre, përveç instruktorëve vendorë morën pjesë edhe ish-gjermanët e kundër-inteligjencës, tani të burgosur.

Në Kamenicë ishin dy drejtime – diplomatik dhe i brendshëm, ku studiohej për ligjin, punën me detektivët, monitorimin, përdorimin e radiove dhe pranuesve, ndërsa mësoheshin edhe të gjitha kategoritë e vozitjes së automjeteve.

Burimi A-IV deklaron se ka pasur tri lloj të bashkëpunëtorëve: informatorët, agjentë dhe rezidentët.

Kategoria e parë zgjidhej zakonisht nga radhët e atyre që mund të kërcënohen me disa vjet burg. Ata paguheshin nga rasti në rast, ndërsa shpërblimi më i madh ishte pikërisht mos ndjekja penale.

Rezidentët u zgjodhën nga radhët e anëtarëve më besnikë, ndërsa puna e tyre ishte që të mblidhnin informata dhe t’i dërgojnë raportet çdo dy javë. Ata ishin të mbrojtur, por në të vërtetë nuk dihej se për këtë punonin – KOS-in apo DSZUP-in.

Përveç kontrolleve të hollësishme të personelit, kishte rregulla të caktuara që duhet të respektoheshin, ashtu që informatori duhej të ishte një komunist i mirë, të mos pinte alkool dhe të ishte në gjendje që të dëgjonte e të mos flas, të dijë shkrim e lexim, të jetë i talentuar për të mbajtur mend dhe vëzhguar.

Agjentët jashtë vendit i rekrutonin duke i joshur me paga të larta, ose me lejen që të punonin në tregun e zi, transmeton Telegrafi.

Agjentët që janë dërguar në Austri ose Gjermani, kishin detyra të sakta: të njohin lokacionin, të dinë të gjitha kampet e refugjatëve dhe të takojnë të gjithë ardhacakët e të marrin vesh gjithçka për ta,

“Duhet të njohin pleqtë dhe emigrantët që nuk janë inteligjentë dhe të kontaktojnë femrat pa mjete materiale, sidomos studentet”, thuhet në depeshe.

Nëse në shtet futen ilegalisht, ata duhet të gjejnë punë dhe të marrin dokumentet menjëherë. Po ashtu, duhet të kontaktojnë Konsullatën dhe të japin raporte përmes ndërmjetësve, kryesisht studenteve.

“Afatet për kryerje pune nuk ka, pos për rrëmbime ose vrasje. Në atë rast, agjenti nuk kyçet direkt, por është i ngarkuar për planin apo që të ketë foton e personit që do të rrëmbehet dhe vritet. Të gjitha rrëmbimet e vrasjet duhet të kenë lejen e Rankoviqit”, thuhet në raportin e mikut të burimit A-IV. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button