SHGM: Qeveria në mënyrë skandaloze e ‘përhap’ reklamimin

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë i vlerëson si skandaloze ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për furnizimet publike, ku institucionet publike nuk kanë detyrim të shpallin tender për publicitet në media.

“Ky ndryshim i ligjit është sjellje e paciptë e qeverisë ndaj rekomandimeve të raportit të sivjetëm evropian dhe ndaj angazhimit të organizatave të gazetarëve dhe të mediave.

Në vend që qeveria të ndjek rekomandimet evropiane për të vendosur kritere për shpërndarjen e parave publike në media, me këtë zgjidhje hapet mundësia për transparencë edhe më të vogël në shpenzimin e parave publike në media.

U bë e qartë se qeveria nuk ka qëllim të vendosë rend për reklamimin në media, por të shtojë trysnin ndaj mediave dhe të blejë  simpatinë e tyre.

Kërkojmë nga qeveria t’i tërheq këto ndryshime të ligjit dhe nëpërmejet debatit publik të kërkojë zgjedihje për rekomandimet e Bashkimit evropian dhe të organizatave të gazetarëve dhe të mediave.

Në ligjin ekzistues institucionet publike nuk kanë obligim të shpallin tender për blerjen e hapësirës për reklame në televizione dhe radio, ndërsa me ndryshimet kjo praktikë do të zbatohet edhe ndaj mediave të shtypura dhe portaleve elektornike”, thuhet në reagimin e SHGM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button