Publikimi i identitetit të marinsit amerikan, që vrau Osama Bin Laden

Pas publikimit të imazhit dhe të emrit të marinsit i cili qëlloi me tre lumba në kokë Osama Bin Laden, duke e vrarë, gjatë operacionit në kampin e Abotabad, Rob Oneill, 38 vjec duhet të përballet me zemërimin e Petagonit. Me origjinë nga Montana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Oneill në vitin 2011, vrau kreun e Al KAedës. Deri tani identiteti I tij ishte mbajtur secret. Ish marinsi, i cili u largua nga forcat e armatosura në vitin 2012, pas 16 vitesh shërbim, aktualisht punon si motivues i njerëzve që uajnë nga depresioni. Marinsat në fakt kanë një kod nderi rregullat thelbësore të të cilit janë anonimiteti dhe ruajtja e sekretit. Por Oneill që do të marrë pjesë në një rubrikë special të rrjetit amerikan televiziv Foks javën e ardhshme, nuk është i vetmi që ka shkelur sekretin e këtij misioni. Met Bisonet, një nga 23 ushtarët që morën pjesë në operacionin “Neptun Spir” në Pakistan, në vitin 2012 publikoi një libër ku përshkruante sulmin në kampin e Abotabad, dhe javën e ardhshme pritet të dalë një tjetër libër. Për publikimin pa autorizim ai i pagoi Pentagonit 4.5 milion dollar dëmshpërblim.

Lajme të ngjashme

Back to top button