QZHM: Ligji për shpifje mbron më shumë zyrtarët qeveritar

Qendra për zhvillimin të mediave, ka bërë një analizë për procedurat gjyqësore sipas Ligjit për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe njollosje nga 15 qershori deri më 15 tetor.

Rezultate e këtij hulumtimi flasin se gjykata ka sjellë pakë aktvendime të plotfuqishme që do ët thotë nga 29 procese të plotfuqishme janë vetëm 4.

Sipas QZHM gjykatat janë më të shpejta kur padit ndonjë funksionar qeveritar dhe në këto raste gjykatësit sjellin vendime me procedurë të shpejtuar ndërsa kur nuk është i përfshirë ndonjë zyrtarë qeveritarë mund të konstatohet se gjykatësit më së fundmi e praktikojnë standardet e Gjykatës Evropiane për të drejtat e  njeriut.

Njëri ndër rastet që ka analizuar e padisë së drejtorit të DBK-së, Sasho Mijallkovit ndaj gazetës Fokus,  që tregon se zyrtarët gëzojnë shkallë më të lartë të sigurisë në krahasim me gazetarët dhe qytetarët e thjeshtë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button