Besimi dhe ambasadori spanjoll bisedojnë për procesin e eurointegrimeve

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi, sot realizoi takim me ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë, Sh.E. Ramon Abaroa Karanza.

Në fillim të takimit, Zëvendëskryeministri Besimi i uroi ambasadorit funksionin e ri duke i dëshiruar punë të suksesshme në mandatin e tij, dhe njëherësh e falënderoi për përkrahjen të cilën Republika e Maqedonisë e merr në vazhdimësi nga Mbretëria e Spanjës.

Në takim u bisedua për procesin e eurointegrimeve të Republikës së Maqedonisë, arritjet dhe sfidat kryesore me të cilat ballafaqohet vendi dhe të cilat janë të theksuara në Raportin e tetorit të Komisionit Evropian, si dhe për të gjitha aktivitet të cilat Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Sekretariati për Çështje Evropiane kanë ndërmarrë në drejtim për tejkalimit të sfidave dhe për arritjen e progresit të mëtejmë deri në mbajtjen e Këshillit të BE-së në muajin dhjetor.

Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Besimi theksoi se duke u nisur nga fakti që integrimet evropiane mbeten prioritet strategjik për shtetin tonë dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë, të gjitha organet e administratës shtetërore në koordinim me Sekretariatin për Çështje Evropiane, punojnë me përkushtim në drejtim të përmirësimit të procesit reformues, gjë që para së gjithash është në interes të qytetarëve tanë.

Zëvendëskryeministri Besimi, theksoi se Spanjën e shohim si partner të mirëseardhur me potenciale të larta për zhvillim të bashkëpunimit bilateral, përforcimin i kapaciteteve administrative për shfrytëzimin e IPA-s dhe mbështetjen e procesit të afrimit kah BE.

Lajme të ngjashme

Back to top button