Ambasada franceze dhe gjermane përkujtojnë armëpushimin që i dha fund luftës

Me rastin e njëqind vjetorit të luftës se parë botërore, ambasadat e Republikës franceze dhe e Republikës federale të Gjermanisë do ta shënojnë bashkërisht, me një homazh të veçantë datën e 11 nëntorit 1918, në të cilën u nënshkruajt armëpushimi që u dha fund armiqësive.

Ceremonitë e përbashkëta do të mbahen të marten më 11 nëntor 2014 tek varrezat ushtarake franceze në Manastir në orën 11.00, e më pas, në orën 13.00 po atë ditë, tek varrezat ushtarake gjermane në Prilep.

Në këtë ditë përkujtimi, me homazh do të nderohen të gjitha viktimat e tmerrit të luftës ; të vrarë, të lënduar e të zhvendosur të të gjithë popujve e të të gjithë konflikteve të armatosur.

Në prezencë të autoriteteve maqedonase, të përfaqësive diplomatike si dhe asociacioneve të ftuara, Ambasadorja e Gjermanisë do të mbajë fjalimin përkujtimor tek varrezat franceze në Manastir, ndërsa Ambasadorja e Francës do të flet në gjermanisht tek varrezat ushtarake gjermane në Prilep, si dëshmi e pajtimit dhe miqësisë franko-gjermane

Lajme të ngjashme

Back to top button