Asistenca e madhe e policisë në kontrollet e lokaleve, kërkesë e Inspektoratit të Tregut

Aksioni i policisë nëpër lokalet të ndryshme hoteliere, sipas disa pronarëve nuk ka të bëjë me kontrolle tatimore, por me kontrollet për respektimin e mos pirjes së duhanit nëpër lokale.

Drejtori i Drejtorisë së të Hyrave Publike, Argëtim Asani, thotë për Portalb se kjo drejtori nuk ka kërkuar asistencë policore.. Ai thotë se policia ka ndërmarrë aksionin nëpër lokale të disa qyteteve me kërkesën e inspektoratit të tregut, ndërsa policia ka kërkuar nga DAP të dërgojë inspektor që do të marrin pjesë në këtë aksion.

Aksioni nëpër disa lokale të qytetit  të Shkupit, Tetovës dhe disa fshatrave të Komunës së Sarajit, nuk ka të bëj aspak me Drejtorin e të Ardhurave Publike.

Ai thotë se në aksionet që i ka ndërmarrë Drejtoria e të Hyrave Publike, nuk ëhstë kërkuar asistencë e policisë.

Zëvendësministri i MPB, Zemri Qamili, deklaroi dje se përfshirja e policisë në këtë aksion është rezultat i kërkesës së bërë nga DAP që është në kundërshtim me deklarimet e drejtorit Argëtim Asani.

Lajme të ngjashme

Back to top button