Jablanoviq: Jo me Vetëvendosjen!

Lideri i Listës Serbe, Aleksandar Jabllanoviq, ka mohuar mundësinë e pjesëmarrjes në një koalicionin qeverisës të formuar nga Blloku VLAN edhe në qoftë se ndryshon “formuala” dhe ky koalicion bindet se kryeparlamentari i takon Partisë Demokratike të Kosovës.

“Pjesëmarrja jonë në një qeveri të Bllokut ku është edhe Lëvizja Vetëvendosje, është e pamundur. Vetëvendosje është partnere e papranueshme për neve dhe në këtë pikë asgjë nuk ka ndryshuar”, ka thënë Jabllanoviq.

Jablanovic, i cili njëherësh është edhe deputet në Kuvendin e Serbisë dhe njeriu i besueshëm i qeverisë serbe për implementim të marrëveshjeve të dialogut Kosovë-Serbi, ka thënë se “gjithkush kush bën hesap në votat e Listës Serbe duhet të dijë qëndrimin tonë të prerë”.

“Ne nuk mund të jemi pjesë e një qeverie që ka si prioritet rishikimin e marrëveshjeve të arritura dhe ndërprerjen e dialogut”.

Lajme të ngjashme

Back to top button