Prindët mbajnë përgjegjësi për (mos)vaksinimin e i fëmijëve

Mosvaksinimi i fëmijëve është përgjegjësi e vetë prindërve, thotë drejtoresha e Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve, Aspazia Sofianova.

Në një deklaratë për MIA, ajo thotë se disa prindër kanë vendosur të mos vaksinojnë fëmijët, porse për këtë përgjegjësinë duhet ta bartin vetë ata.
Kjo deklaratë pason reagimet publike të disa prindërve, të cilët vaksinimin e fëmijëve e vlerësojnë si të dëmshëm dhe me pasoja për shëndetin.
Mjekja Sofianova i hedh poshtë këto insinuata dhe thotë se vaksinat janë të sigurta dhe ekzistojnë prej 200 vitesh.

Ajo shtoi se po qe se vaksinat do të dëmtonin shëndetin e fëmijëve, institucionet do të ishin të parat që do t’i ndërprisnin ato.

Lajme të ngjashme

Back to top button