USHT-ja si MPB-ja, thërret studentët në bisedë informative

USHT merr rolin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Merren në biseda informative të gjithë studentët që shprehin pakënaqësitë ndaj Parlamentit Studentorë. Gjatë dy ditëve të fundit, janë marrë në pyetje aktivistët e Organizatës së Studentëve të Pavarur.

“Sot me mori në pyetje Komisioni Disiplinor i USHT-së, mua si student, por njëkohësisht edhe si gazetar. Ata dyshonin se unë jam pjesë e një organizate që unë as që e kam idenë se për çka flitet. Puna dhe aktiviteti jem ka qenë gazetaresk dhe unë kam ndjek aktivitetet e tyre pasi që ashtu më është përcaktuar si detyrë. Nuk e di se për çka bëhet fjalë, vetëm e kuptoj se autoritetet e USHT-së, luajnë rolin e MPB-së”, u shpreh Adrian Kerimi, Gazetar dhe Student.

“Ne jemi aktivistë të OSP-së dhe jemi këtë për të treguar se sot ishim të thirrur nga zyrtar të USHT-së, të cilët kishin ngritur një komision disiplinor për ne, duke na akuzuar se nuk i respektojmë instancat ligjore, kemi sjellje të pahijshme dhe se aktiviteti ynë ka shkelur rregullat e USHT-së, si dhe kinse kemi gënjyer se zyrtar të universitetit na kanë bërë presion. Pjesëtarët e atij Komisioni as që kishin idenë se kush jam unë, thjeshtë më kishin thirrur si një mekanizëm të tregojmë se kemi mbledhur atë komision për të marrë vendim, i cili për mu është i papranueshëm por edhe nuk deklarova asgjë”, tha Denis Raufi, Aktivist i OSP-së.

“Aty ishte prezent sekretari i përgjithshëm i USHT-së. Ata më thanë që të jap dorëheqje nga organizata sepse përndryshe largohesh nga Universiteti”, theksoi Agron Sefuli, Aktivist i OSP-së.

Aktivistët e Organizatës së Studentëve të Pavarur, bëjnë thirrje për mbështetjen e nismës së tyre për konsolidimin e Parlamentit Studentor dhe realizimin e kërkesave tjera.

Ndërkohë, autoritetet e USHT-së, heshtin lidhur me këto denoncime.

Lajme të ngjashme

Back to top button