Ndotje

Faleminderit Jugokrom! Ndonëse një faleminderim për ndotësim më të madh të ambientit ku jetoj dhe veproj unë është pak sa kontravers, megjithatë ka një meritë për të cilën duhet faleminderuar edhe kjo fabrikë që prodhon ajër të papastër e që pasoja kanë njerëzit dhe toka bujqësore në rajonin e Pollogut, pse jo edhe të gjitha ato toka që ujiten me lumin Vardar.  Jugokromi meriton të faleminderohet në këtë kohë pasi edhe pse po na bën një vrasje të ngadalshme na zgjoi nga gjumi.  Ky gjum nga I cili vetëm një gjëmë e madhe siç është ky ndotës mundi të na zgjoi na la shumë pasoja. Ne u ndotëm në të gjitha aspektet, ndotëm gjithçka që krijuam, ndotëm shoqërinë, kulturën, artin, arsimin, shëndetësinë dhe çdo organizim tjetër që shoqëria jonë mund të kishte krijuar, e tani I erdhi radha që edhe ambienti të na ndotet.

Jugokromi arriti të na bëj një copëz shoqërie ambientaliste! Ndonëse ambientalistët në vendet tjera janë shumë përpara nesh. Ata protestojnë edhe për një dru të prerë dhe është krejt normale. Paramendoni si mund të duket kjo te ne, të ngritet një grup qytetarësh dhe të protestoj pse u pre një dru. Gjithkush do ti kritikonte dhe do ti etiketonte me gjithçka. E si mund të mos ndodhte ajo kur tani shoh se edhe për protestën për një ambient të pastër organizatorët shahen dhe etiketohen. Nuk ju intereson shëndeti, as ai katran që po përzihet me ajrin dhe lundron me destinacion mushkëritë tona. Megjithatë na intereson shumë se kush kujt I shërben. Duke qenë edhe unë pjesë e kësaj shoqërie më interesoi se kush kujt I shërben, por kjo protestë nuk I shërben askujt tjetër më shumë se shoqërisë tonë. Në një manifestim qytetar është koha që më tepër se ti themi stop ajrit të papastër, ti themi vetes se ne mund të bashkohemi kundër helmit I fardoqoft ai. Prandaj të dalim në protestë se qytetaria do të ketë sukses, do ta mposht zullumin e madh dhe do të jap mesazhin se në Tetovë ende mund të zhvillohet jetë, nuk është një qytet që shkon drejt apokalipsit me dëshirë.

Megjithëse protesta me shumë ose pak njerëz, me dëshirën e disave dhe kundër vullnetit të disa tjerëve, në shërbim të qytetarit dhe kundër një pushteti ndotës, do të realizohet, organizimi qytetar asesi nuk duhet të ndalet me këtë protestë. Ne patjetër duhet të vazhdojmë me protestë. Qytetaria nuk duhet të ndalet derisa të ndaloj fillimisht ndotjen e ambientit jetësor, dhe të vazhdoj me pastrimin  nga ndotja e ambientit shoqëror, politik, arsimor, kulturor e tj.

Lajme të ngjashme

Back to top button