Tetova kërkon ajër! (VIDEO-FOTO)

Gra, burra dhe fëmijë u mblodhën sot për të shprehur revoltën e tyre kundër ndotjes së ajrit në Tetovë dhe rrethinë. Si sot ashtu edhe ditë me radhë Tetova mbetet qyteti më i ndotur në Maqedoni. Për këtë gjendje, përpos faktorëve të tjerë, një nga fajtorët është ndotësi i madh, fabrika Jugohrom e cila punon pa filtra ndërsa Qeveria në vend që ta mbyll deri sa të vendos filtrat, në kërkim të saj, sërish ia zgjati jetën edhe pse disa herë kishte afat ti përmbush standardet ekologjike. Ky vendim është alarmant dhe shkon në dëm të 300 mijë banorëve të Pollogut, u shprehën sot protestuesit. Portalb ndoqi nga afër protestat dhe ju sjell materialin në vazhdim.

4Protesta ndotje e ajrit Tetova 7.11.2014

1Protesta ndotje e ajrit Tetova 7.11.2014

5Protesta ndotje e ajrit Tetova 7.11.2014


13.40 Protesta mbaroi.

13:30 “Ky është vetëm fillimi, ne do të organizohemi sërish dhe do të kërkojmë me ngulm ajër të pastër. Ne nuk mund ta ndalim frymën tonë por me një sustë mund të ndalet puna e fabrikës. Ne nuk duhet të dorëzohemi sepse kërkesat tona janë legjitime”, deklaroi Arianit Xhaferi nga Lëvizja EcoGuerilla.

 

Protesta Tetove 3

Protesta Tetove 4

Protesta Tetove 5

Protesta Tetove

Protesta Tetove

13: 10 Mijëra protestues janë grumbulluar në sheshin Ilirida në Tetovë për të protestuar kundër vendimit të qeverisë për të lejuar të vazhdojë me punë ‘Jugohromi’.

10748672_296442607231752_1045692754_n

Protesta Tetove Protesta Tetove

Protesta Tetove 10751920_296441257231887_1041233125_n


Pas vendimit të qeverisë për të lejuar që të vazhdojë me punë ‘Jugohromi’ filluan aktivitetet e qytetarëve të Tetovës për ti dal në mbrojtje këtij qyteti nga ndotja e vazhdueshme. Qytetarët janë mobilizuar menjëherë ditën e nesërme pas vendimit të qeverisë, duke vendosur afishe dhe maska mbrojtëse nëpër qytet.

LEXO: Vazhdon mobilizimi i tetovarëve për protestën e nesërme (FOTO)

LEXO: Tetova në aksion kundër helmit të Jugohromit (FOTO)

Aktivitetet në Tetovë kulminojnë sot me organizimin e protestës e cila do të mbahet në orën 13 në sheshin Iliria, ku është paralajmëruar një pjesëmarrje e madhe e qytetarëve.

Protesta e organizuar nga Lëvizja ekologjike EcoGuerilla , fitoi përkrahjen e disa shoqatave, këngëtarëve por edhe Myftinisë së Tetovës, disa grupe të tifozëve Ballistëve, studentë të shumtë nga USHT dhe UEJL si dhe nxënësit e shkollave të mesme të cilët pritet të ndërpresin mësimet që ti bashkëngjiten 1 ore protestës.

Hoxhallarët do ti bashkëngjiten protestës pas namazit të xhumasë.

LEXO MË SHUMË:
Popovska: Jugohrom nuk na ndërmend të investojë në pajisjet ekologjike
Tetova në aksion kundër helmit të Jugohromit (FOTO)
Protesta kundër ndotjes së ajrit, çka duhet të dinë qytetarët?

Të premten Tetova proteston
Shëndeti nuk toleron shtyrje afati, situatë alarmante në Tetovë!
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor tallet me qytetarët
EcoGuerilla: Qeveritarë, helmoni 340 mijë banorë për 1 mijë të punësuar!
A do t’ua shkurtojë jetën banorëve të saj, Qeveria e Maqedonisë?
Izairi premton: Nëse pas gjashtë muajve nuk ka ndryshim, do mbyllet Jugohromi
(VIDEO) Para zyrës së Abdilaqim Ademit mbahet protesta kundër ndotjes
(FOTO-VIDEO) Tetovarët bllokuan rrugën, kundër ndotjes!
Këshilli protestues letër minsitrit Abdylaqim Ademi
(FOTO-VIDEO) Tetovë, u protestua kundër ndotjes së ajrit! 
Protestojnë Banorët e Hekuranës, Makstil dhe Jugohrom të mbyllen
Tetovarët në aksion, ri-aktivizohen protestat për ajrin e ndotur
Niveli i ndotjes së ajrit rritet, Tetova tre herë më e ndotur se Shkupi

Lajme të ngjashme

Back to top button