Lenovo, i katërti në botë për telefona të mençur mobil

Prodhuesi më i madh në botë i kompjuterëve personal Lenovo, është duke arritur rezultate të mira në treg, ndërsa sot kompania kineze tha se ka gjeneruar rritje të profitit në shumën prej 19 për qind.

Rritja e shitjeve i atribuohet shitjes së mirë të telefonave të mençur mobil dhe kompjuterëve personal, ndërsa Lenovo është duke synuar ti rrisë edhe më shumë pjesëmarrjet e saj në tregjet respektove, transmeton Telegrafi.

Lenovo ka thënë se fitimi i saj neto ka arritur në 262.1 milionë dollarë për tremujor, nga 219.7 sa kishte një vit më parë. Të ardhurat e përgjithshme u rritën nga 9.77 miliardë dollarë në 10.48 miliardë dollarë, apo 7 për qind.

Prodhuesi kinez jo vetëm që kontrollon rreth 20 për qind të tregut botëror në segmentin e kompjuterëve personal, por tani ka arritur ta pozicionojë veten mirë edhe në tregun e telefonave të mençur mobil.

Me 16.9 milionë njësi të shitura gjatë tremujorit, Lenovo është shitësi i katërt më i madh i telefonave të mençur mobil në botë.

Për më shumë, Lenovo kohët e fundit përfundoi blerjen e Motorola Mobility nga Google, e cila i jep një pikë mbështetje edhe në tregun e SHBA-ve.

Lajme të ngjashme

Back to top button