fbpx

Përmbajtja e kalorive në alkool: Etiketat janë të nevojshme

Vlerësimet sugjerojnë se 10% e marrjes së kalorive të një të rrituri vjen nga alkooli. Gram për gram, ai është burimi i dytë me më shumë kalori të energjisë, menjëherë pas yndyrës.

Alkooli duhet ta ketë një etiketë për përmbajtje të kalorive, për ta reduktuar trashjen, sipas mjekëve të shëndetit publik.

Mjekët paralajmërojnë se një gotë e madhe me verë mund të përmbajë rreth 200 kalori – njëjtë si një petull.

Ushqimi tashmë vjen me informacionet për kalori, por alkooli është i përjashtuar nga ligjet e etiketimit të ushqimit të BE-së. Dhe Komisioni Evropian po shqyrton nëse pijet duhet të mbajnë informacion të tillë.

Grupi Portman, i cili i përfaqëson prodhuesit e pijeve, tha se i mori pasojat shëndetësore të pirjes “shumë seriozisht” dhe ofroi informacione për kaloritë në faqen e internetit Drinkaëare.

Në një deklaratë thuhet: “Prodhuesit e pijeve mund ta luajnë një rol kyç në informimin dhe edukimin e konsumatorëve dhe janë të hapur për diskutime të mëtejshme në lidhje me informacionin për kaloritë.

“Megjithatë, është e rëndësishme që përmbajtja e alkoolit, dhe jo përmbajtja e kalorive, duhet ta informojë në radhë të parë vendim-marrjen e konsumatorit.”

“Vetëm një birrë premium përmban në vetvete kalori të mjaftueshme për një vakt të vogël dhe, kur i shtohet vetë ushqimit, e ha një copë të maksimales së lejuar të çdokujt”, thotë Tam Fry, nga National Obesity Forum

Jackie Ballard, drejtoreshë ekzekutive e Alcohol Concern, tha: “Shumë më shumë duhet të bëhet për ta rritur ndërgjegjësimin e përmbajtjes dhe dëmeve që mund të shkaktohen nga alkooli.

“Ju hyni në ndonjë dyqan dhe kaloritë, përmbajtja e yndyrës, sheqeri dhe më shumë janë në anën e pasme të paketave ushqimore dhe ne nuk shohim dot se pse me alkoolin duhet të jetë ndryshe.” /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button