Puna gjatë natës mplak trurin

Puna gjatë natës bën që të mplaket me shpejt truri i njeriut. Në këtë mënyrë mund të dëmtohen aftësitë e kujtesës se tij, por problemi mund të jetë i kthyeshëm, nëse…

Në këtë përfundim ka arritur një ekip shkencëtarësh franceze i publikuar në “Occupational and Environmental Medicin”.

Sipas studimit, përgjegjësia për këtë qëndron ke ndryshimi detyruar i ciklit dhe ritmit natyral të procesit të gjumë-zgjimit. Kjo prishje, sipas tyre, është në gjendje të mplakë më shpejt trurin.

Për të arritur në këtë përfundim, kërkuesit kanë analizuar të dhëna të marra pas testimëve të 3 mijë personave, të cilët ju nënshtruan eksperimenteve që lidheshin me aftësinë e kujtesës, shpejtësinë e të menduarit dhe aftësinë e të kuptuarit. Të dhënat e përfituara treguan se individët që punojnë për me se dhjetë vite gjatë turnit të natës, kanë një aftësi përthithëse të trurit të ngjashme me një person tjetër, që është 6.5 vjet më i moshuar se ata.

Por mësohet se edhe ky moment delikat ka anën e tij pozitive. Menjëherë sapo shkëputemi nga ritmi i punës se natës, truri ruan aftësinë që të ribalancohet me moshën biologjike të individit. Por për ta arritur këtë gjë plotësisht, atij do t’i duhen se paku edhe 5 vite të tjera. Edhe më parë, studime të tjera kanë nënvizuar demet që sjell puna gjatë natës, veçanërisht ato që lidhen me patologji kronike dhe kardiovaskulare.

Lajme të ngjashme

Back to top button