“Zonja Z”, një rrëfim për femra të ndrydhura dhe meshkuj të tredhur

Edhe pse ka startuar me një tirazh të lartë prej 2000 kopjesh, si rezultat i shitjeve rekord për vetën tre ditë të daljes në treg, “Zonja Z” shkon në ribotim. Tashmë figurat VIP të skenës në Tiranë kanë filluar të shprehin vlerësimet e tyre për librin.

Shkrimtari Albatros Rexhaj nuk di të ndalur.

Pas tri romanëve të suksesshme ai këto ditë ka dalë më romanin e tij më të ri, “Zonja Z”, i cili roman për vetëm tre ditë ka pasur shitje rekorde në libraritë e kryeqytetit.

Në një prononcim për mediat, znj. Loreta Berhami, Drejtoresh e Shtëpisë Botuese PEGI në Tiranë, ka thën se kjo shtëpi botuese ka vendosur që, vetëm pak ditë pas botimit të parë, librin “Zonja Z” shkruar nga Albatros Rexhaj, shkrimtar nga Prishtina, ta fus në ribotim: “Libri “Zonja Z” është botuar në një tirazh fillestar prej 2000 kopjesh.

Me datë 3 nëntor, fillimisht është lansuar në Prishtinë, ndërkaq në Tiranë do të lansohet me 12 nëntor, gjatë panairit të librit. Trendet rekorde të shitjes që i kemi parë këto ditë në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës na bindin se në panairin e Tiranës “Zonja Z” do të jetë një sukses i madh. Bazuar në kërkesat e mëdha, ku vetëm një librari ka marrë 450 kopje dhe porositë e tjera po vinë çdo ditë, kam vendosur që librin ta fus menjëherë në ribotim.”

Paralel me këtë zhvillim, figurat VIP të skenës mediale në Tiranë tashmë kanë filluar të shprehin mendimet e tyre për librin më të ri të shkrimtarit Albatros Rexhaj.

Sonila Meço, gazetare dhe prezantuese e njohur, në profilin e saj në Facebook ka shkruar: “Kur Albatros Rexhaj sheh dritëzen nga ‘qelia’ ku s’po dimë të dalim, çon ‘profeten’ e tij për të na ndihmuar të shohim dhe ne…. Ky libër duhet lexuar… Me një fryme a ngeshëm, duhet tretur medoemos….”. Ndërsa Rrezear Xhaxhiu, prezantuesi i njohur televiziv, figur e dashur për publikun shqiptar ndër vite, shkruan: “Zonja Z është një risi në letrat shqipe. Stili, fuqia, mesazhet përmes të cilave ti kupton se ka edhe një botë tjetër që fillon me zonjën Z, femër që po të ishin disa syresh si ajo, edhe këtu në Tirane, ndoshta provinca jonë do ishte pak me tjetër.

Pritjet e publikut në Shqipëri, për librin “Zonja Z”, janë të mëdha dhe pritet që me 12 Nëntor, kur edhe do të bëhet promovimi zyrtar në Tiranë, “Zonja Z” të kurorëzohet si një mrekulli e panairit “Tirana 2014”.

“Zonja Z”, i Albatros Rexhaj, është një libër protestues, një zë revolte e indinjate për shoqërinë shqiptare të përbërë kryesisht nga femra të ndrydhura e meshkuj të tredhur. Ky libër është manifestimi më thelbësor i filozofisë urbane të autorit Albatros Rexhaj. Rrëfimtari ynë, një shkrimtar, takon dashurinë e jetës së tij dhe nuk shkruan më. Ajo e plotëson dhe ai nuk ndien më nevojë të shkruajë. Këta dy shpirtra binjakë, të kapur dorë për dore, përballen me paragjykimet dhe tabutë shqiptare. Bisedat e tyre ngrenë një sërë dilemash dhe pyetjesh të rëndësishme: mbi pozitën e femrës në shoqërinë shqiptare, mbi pseudovlerat morale të ngritura në piedestale, mbi hipokrizinë e turmës dhe lojërat pushtetare të kudogjendura.

Lajme të ngjashme

Back to top button