Demba përsëri shënon ndaj serbëve dhe feston me sexhde (VIdeo)

Gjiganti turk, Beshiktas, ka mposhtur Partizanin e Beogradit, edhe në ndeshjen e dytë të Europa League, me rezultat 2-1.

Ishin dy gola të sulmuesit Demba Ba, që i dhuruan fitoren skuadrës truke. Demba Ba, pas golit të parë, festoi duke rënë në sexhde.

Me këtë fitore, Besiktas, arrin në numrin e tetë pikëve, në grupin C, ndërsa Partizan eliminohet, pasi që pas katër ndeshjeve, ka mbledhur vetëm një pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button