Vuçiçi: Serbia më 2016 do ketë rritjen më të madhe konomike në Evropë

Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka theksuar se vendi i tij gjatë vitit tjetër do të ketë një rritje për 1.5 %, ndërsa në vitin 2016-të “do ketë rritjen më të lartë në Evropë”.

“Na duhet një vit e gjysmë durim, të kursejmë në mënyrë që të zvogëlojmë dallimin midis asaj që fitojmë dhe asaj që shpenzojmë, si dhe të zvogëlojmë borxhin dhe të forcojmë rritjen. Me të gjitha masat që kemi ndërmarrë, me përgjegjësi e them se vitin e ardhshëm do të kemi rritje për rreth 1.5 për qind”, tha Vuçiç, transmeton Beta.

Sipas Vuçiç, qeveria serbe ka marrë masa të atilla që shteti serb të njohë rritje të mëdha ekonomike.

Lajme të ngjashme

Back to top button