Batincë, Shkolla fillore së shpejti do renovohet

Kryetari i Komunës së Studeniçanit Azem Sadiki të hënën vizitoi Shkollën Fillore “Alija Avdoviq”, në fshatin Batincë. Gjatë vizitës së tij Sadiki është njoftuar me gjendjen momentale në këtë shkollë nga drejtori i ri i kësaj shkolle Mamer Kovaçi.

“U dëshpërova  kur e pashë se në çfarë gjendje është shkolla fillore në Batincë. Edhe pse kam pasur informacione nga inspekcioni sanitarë se kushtet në këtë shkollë janë të rënda dhe duhet urgjentishtë të ndërmerren masa për tu sanuar kjo gjendje, po sot edhe vet u vërtetova se gjendja vërte qenka shumë keq”, tha Sadiki pas vizitës që i bërëi kësaj shkolle.

Sadiki njoftoj se pas kësaj gjendje në këtë shkollë është emëruar ushtrues detyre drejtori i ri i kësaj shkolle Mamer Kovaçi me të cilin Komuna do të bashkëpunojë ngushtë që të përmisohet kjo gjendje.


“Unë i premtova drejtorit të ri se urgjentishtë do të reagojmë si Komunë, do të bëjmë çmos për të siguruar mjete që të përmisohet kjo gjendje, kushtet elementare për tu realizuar procesi edukativo arsimor do ti sigurojmë”, theksoi Sadiki.
 
Kryetari i Komunës së Studeniçanit Azem Sadiki, i ka dhënë urdhër shërbimit të urbanizmit që të përgatisin dokumentacionin e nevojshëm që të fillohet me urgjencë procedura e nevojshme e shpalljeve publike për renovimin e kësaj shkolle.

Ndryshe Shkolla Fillore “Alija Vadoviq” në gjirin e saj tubon 1238 nxënës prej të cilëve shumica janë shqiptarë, ndërsa  mësojnë edhe nxënës të komunitetit boshnjak dhe romë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button