Ministri Todorov: simulatorët, do t’i kontribuojnë rritjes së cilësisë së shërbimit shëndetësor

Ministria e Shëndetësisë shpalli tender për furnizim  me pajisje të Qendrës mjekësore simuluese, në  një vlerë prej 37 milionë denarë. Hapja e ofertave do të bëhet më 16 shtator, ndërsa pajisja  pritet të arrijë deri në fund të vitit.

Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorv, sot në konferencë për shtyp tha se bëhet fjalë për blerjen e një simulatori laparoskopik dhe dy të tjerëve, një për pacientë të rritur dhe një për  në pediatri. Këto simulatorë do të shfrytëzohen për fitimin e njohurive praktike të studentëve, specializantëve dhe për vazhdimin e licencës së mjekëve. 

Kjo aparaturë, theksoi Todorov, dio t’i shërbejë zhvillimit të aftësive dhe njohurive të mjekëve , specialistëve dhe subspecialistëve,  në punën e tyre, me ç’rast në mënyrë të obligueshme do të bëhet videoincizimi i të gjitha intervenimeve endoskopike dhe laparoskopike, atyre të kirurgjisë robotike dhe të gjitha intervenimeve të tjera ,ku ai është i mundshëm.

“Gjithashtu, në Qendrën mjekësore simuluese do të realizohenedhe intervenime mjekësore të cilat përfshijnë metoda kirurgjike të reja të cilat nuk janë përvetësuar nga  shumica e specialistëve, gjegjësisht subspecialistëve në institucionin shëndetësor, “, potencoi Todorov.

 Ai theksoi se këto simulatorë reagojnë si pacientë të vërtetë  dhe çdo ndërhyrje  do të incizohet,  në mënyrë që pastaj të mund të korrigjohen gabimet.

Todorov tha se rëndësishme është se këta simulatorë do të munden në mënyrë reale t’i matin aftësitë e mjekëve, ndërsa do t’i kontribuojnë edhe  rritjes së cilësisë së mbrojtjes shëndetësore.

” nëpërmjet këtyre mjeteve mund të shihet se ku është bërë gabimi dhe nëse i tërë intervenimi ka qenë i suksesshëm . Kjo është e rëndësishme jo vetëm për studentët, por edhe për ata të cilët tani operojnë, pasi që ndodhin implikime serioze për shëndetin e pacientit në rast të gabimeve gjatë intervenimeve shëndetësore”, shtoi Todorov. 

Lajme të ngjashme

Back to top button