“Duam Çair të Pastër”, kërkon nga komuna të ndalojë ndërtimet pa leje

Organizata Duam “Çair të Pastër”, përmes faqes së tyre zyrtare në Facebokk ka kërkuar nga komuna ti ndalë ndërtimet.

Këto reagime kanë arrit pasi komuna e Çairit ka dhënë leje për ndërtimin edhe të një objekti të karakterit afaristo-banesor. Por “Duam Çair të Pastër” kanë shpreh shqetësimin e tyre për çfarëdo lloj ndërtimi të objekteve.

“Komuna duhet të shpall moratorium për ndërtime të reja! Me këto ndërtime ju e ngulfateni jetesën në Çair! Ndërtimet patjetër të ndërpriten, jemi komunë shumë e vogël për të gëlltitur tërë këtë ngulfatje me ndërtime dhe mbingarkim me banorë të rinj”, thonë nga “DÇP”, transmeton sq.kurir.mk.

Sipas informative të cilat ka arrit ti siguron sq.kurir.mk, kjo ndërtesë është vetëm njëra nga ato ndërtimet e shumta të ndërtesave të cilat po ndodhin në Çair, dhe e cila ka ngritë vetëdijen e qytetarëve të Komunës së Çairit, se protestat duhet të rifillojnë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button