Hapet faqe e re në Facebook për shtatzëni të shëndetshme

Ministria e  Shëndetësisë krijoi faqe të re në Facebook për konsultime mjekësore për shtatzëni të shëndetshme. Faqja në Facebook është aktive prej dje, ndërsa duke filluar prej sot, nga një mjek-gjinekolog në bazë ditore do t’u përgjigjet pyetjeve të cilat do të parashtrohen gjatë ditës dhe do të ndajë këshilla dhe mendime profesionale me prindërit e ardhshëm.

Në periudhën pas orës 19:00 sot të gjitha pyetjeve do t’u përgjigjet dr. Marija Haxhi Lega, drejtoreshë në Klinikën universitare për gjinekologji dhe akusheri, ndërsa në ditët në vijim edhe dr.

Vesna Livrinova, dr. Goran Koçoski, dr. Ana Daneva, dr. Ivo Qaev, dr. Rosa Spasova, dr. Katerina Maxhunkova, dr. Irena Todorovska, dr. Kornelija Trajkova, dr. Mile Tanturovski, dr.Arta Bina dhe dr. Gabriela Bushinovska.

Me mënyrën e këtillë të komunikimit, thksohet nga Ministria e Shëndetësisë, mundësohet ndarja e drejtpërdrejtë e këshillave profesionale mjekësore me prindërit e ardhshëm, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të nënës dhe fëmijës.

Prej atje informojnë se në mesin e këshillave të para të ndara në faqen e Facebook është këshilla për plotësim të drejtë dhe të plotë të Librezës së nënës, të cilën gruaja shtatzënë e merr me vete në kontrolle dhe në të cilën rregullisht duhet të shkruhen të dhënat nga të gjitha kontrollet gjinekologjike.

Lajme të ngjashme

Back to top button