Tetovë, tatimet e papaguara ndaj Komunës dhe fletat e pronësisë problem për banorët

Procesi i legalizimit të objekteve në Komunën e Tetovës është duke shkuar shumë ngadalë ndërsa organet kompetente  të Komunës shfajësohen me faktin se qytetarët ende nuk e kanë dorëzuar dokumentacionin e duhur për procedimin e legalizimit. Problemi më i madh për to paraqesin fletat e pronësisë si dhe tatimet e papaguara ndaj Komunës.

Xhemal Abdiu këshilltar për planifikim urbanistik pranë Sektorit për urbanizëm të Komunës së Tetovës thotë se deri më tani janë legalizuar  rreth 2 mijë objekte, ndërsa në procedurë janë edhe rreth 6 mijë të tjera duke i përfshirë edhe objekte të cilat janë në kompetencë të institucioneve shtetërorë dhe kompanive private.

“Qytetarët  të cilët  kanë aplikuar  për procesin  e legalizimit  janë të njoftuar  të gjithë për dokumentacionin e duhur që duhet të sjellin për procesin e legalizimit . Duhet që kjo punë të merret me seriozitet sepse të gjithë ata që nuk do të arrin  deri më 18 qershor të vitit 2014 të mbyllin  procesin  e legalizimit,  objekti  i tyre do të llogaritet si objekt ilegal” tha Abdiu.

Ministria e transportit dhe lidhjeve nuk ka paraparë afat shtesë për legalizimin  e objekteve.

Lajme të ngjashme

Back to top button