Angelina Jolie: Gati ti hyj politikës

“Jam e hapur dhe e gatshme”. Janë këto fjalët me të cilat është përgjigjur aktorja Angelina Jolie, në një intervistë për revistën e përjavshme “Vanity Fair”, lidhur me një angazhim të mundshëm të saj në politikë.

“Kur punon në fushën e të drejtave të njeriut, e merr në konsideratë politikën. Nëse vërtetë dëshiron ndryshime radikale, atëherë ndihgesh edhe përgjegjës”, thotë aktorja 39 vjeçare, e cila prej vitesh është përfshirë në një front humanitar si ambasadore e OKB.

Ajo nuk lajmëron gjithsesi role apo kandidatura në politikë. Angazhimi i saj në kinema është shumë i fortë, kjo edhe prej të përbashkëtave me bashkëshortin Brad Pitt, me të cilin u martua më 23 gusht në një ceremoni shumë intime, ku ishin të pranishëm fëmijët e tyre Maddox 13 vjeç, Pax 11 vjeç, Zahara 9 vjeç, Shiloh 8 vjeç, Vivienne dhe Knox 6 vjeç. Lidhur me martesën ajo thotë se, “Të jesh burrë dhe grua është diçka e bukur./noa.al/

Lajme të ngjashme

Back to top button