Si duket Alketa pa makijazh (Foto)

Jemi mësuar t’i shohim të rregulluara deri në detaje, me grim perfekt dhe të veshura mirë.

Por, rrallëherë i shohim se si duken në jetën e përditshme personazhet e botës së televizionit, transmeton Telegrafi. Por, këtë mëngjes moderatorja dhe këngëtarja shqiptare, Alketa Vejsiu, është shfaqur më e “pastër” se kurrë.

Ajo së fundi ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet pa grimë para se të hyjë në emisionin “Mëngjesi dhe Yoga sipas Alketës”.

Alketa Vejsiu pa makijazh
Alketa Vejsiu pa makijazh

Kjo ka zgjuar edhe reagimin edhe të koleges së saj, Miriam Cani, e cila ka ‘kritikuar’ moderatoren shqiptare që ka publikuar foto të pa rregulluar mirë. “Ah moj Alketa, po si ste vjen turp qe del pa make up ne fytyre? Po pse keshtu duhet te jete femra??? Si mundesh te nxjerresh fytyren e vertete? Moj turp te te vi se je dhe personazh publik..duhet ti japesh shembull sidmos brezit te ri qe femra kurr sduhet te shfaqi fytyren e vertete..gjithmone e fshehur pas nje maske per te kompleksuar edhe ata qe faktikisht ndihen rehat me veten edhe me ate cka shohin ne pasqyre cdo mengjes kur zgjohen! Dhe ajo qe me habit eshte që ne të tjerat pa lyer kemi lindur me qerpike te gjata, buzet flake te kuq, kapaket e syve plote shkelqim dhe nje lekure si qelq me ne ngjyre roze te mollezat…cudi qe ti pa lyer nuk dukesh ashtu..Me ke zhgenjyer toootalisht kete here Alketa”, ka shkruar Miriami përbri fotos së publikuar nga ana e Alketës.

Ndërsa ka qenë i menjëhershëm edhe kundër reagimi i Alketës, e cila ka thënë se kur të plaket e thinjet, do venitet me fisnikëri e do jetojë vitet siç ia ka përcaktuar natyra “Flm te gjitheve! Une dhe kur te plakem e thinjem do venitem me fisnikeri e do jetoj vitet sic mi ka percaktuar natyra! Skena ka ligjet e veta e natyra te sajat! Goca bukuria eshte nen lekure! Ka ca fatlume qe jane shume perfekte, edhe vete kenaqem kur i shoh por s’ma nxe goja kurre te perbuz cilendo qe mund te jete ne mbipeshe, me defekte ne lekure a tipare! Ne jemi vepra te natyres me defekte apo perfekt! E kam adhuruar Meryl Streep tere jeten! Se eshte tip, self confident dhe pastaj nje super aktore! Eshte relative kjo puna e bukurise! Une thjesht jam ok si me make up edhe pa te! Rroj mire me te dyja! Kisss”. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button