“Wizzair” do të fluturojë për në Bruksel, Frankfurt dhe Paris për 1.500 denarë

Duke filluar nga muaji prill i vitit të ardhshëm, kompania ajrore “Wizzair” do të fillojë me fluturime të drejtpërdrejta prej Shkupi për në Bruksel, Frankfurt dhe Paris. Fluturimet do të jenë të subvencionuara nga Qeveria e Maqedonisë, siç subvencionohen edhe dhjetë destinacione të tjera evropiane.

Në tre destinacionet e reja, kjo kompani do të fluturojë dy herë në javë, ndërsa çmimi i biletave do të kushtojë të paktën 1.500 denarë.

Në konferencën për shtyp, nënkryetari ekzekutiv i Wizzair, Wr Xhon Stivenson dhe ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski, dhe drejtorin e përgjithshëm të TAV Maqedonia, Zoran Kërstevski, i publikuan planet për zhvillim.

Kjo kompania ajrore, prej muajit prill të vitit të ardhshëm do të lëshojë në komunikacion edhe aeroplanin e ri, Erbas A-320.

Janakieski dhe Stivenson paralajmëruan se “Wizzair” do t’i rrisë frekuencat e fluturimeve për destinacionet ekzistuese. Për në Malme do të fluturohet prej pesë deri në shtatë herë në javë, për në Bazel, në vend të tre herëve në javë do të fluturohet pesë herë në javë, ndërsa për në Dortmund dhe Ajndhoven fluturimet shtohn prej dy në tre herë në javë, për në Geteborg prej dy në katër herë në javë dhe për në Munih, poashtu prej dy deri në tre herë në javë.

Aktivitetet që ndërmeren dhe subvencionet e dhëna nga qeveria, sipas Janakieskit, kanë rritur për 18,2% numrin e pasagjerëve në të dy aeroportet, në shtatë muajt e parë të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Pesë top destinacionet për qytetarët e Maqedonisë janë Stambolli, Vjena, Cyrihu, Londra, Lubjana dhe Malme. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button