Zajmina: Babai im nuk është pronar i kafenesë ku ndodhi masakra

Këngëtarja e njohur shqiptare, Zajmina Vasjari, ka deklaruar se babai i saj nuk është pronar ashtu siç thuhet i kafenesë ku ndodhi vrasja e katërfishtë në Tiranë ditë më parë.

Vrasja që e shokoi gjithë Shqipërinë, ka zënë kryetitujt e mediave, edhe me faktin se babai i këngëtares Zajmina Vasjari njihet si pronar i këtij biznesi.

Por, është Zajmina ka mohuar këtë informacion dhe ka paralajmëruar ndjekje ligjore ndaj atyre mediave që kanë publikuar një informacion të tillë.

“Ne nje masaker aq te madhe si ajo qe ndodhi dje ,si mundet qe gazetaret tane perpiqen te krijojne skupe me lajme aspak te verteta, duke prekur dhe familjen time. Jam shume e skandalizuar me median e cila i servir publikut genjeshtra te shemtuara. Turp! Personi ne foto nuk eshte babai im (kjo sqarim per ata gazetar qe dje ma bene te tille) nuk eshte as pjestar i familjes time as xhaxhai im dhe as qe e njohe fare. Uroj te jene te pergatitur ne organet kompetente per keto shpifje pasi nga ana ime nuk do kaloje me kaq”, u shpreh këngëtarja në Instagram.

Lajme të ngjashme

Back to top button