BE-ja nuk do ia jep Maqedonisë 600 milion euro nëse nuk largohet nga projekti rus

Nëse Maqedonia nuk largohet nga projekti i gazsjellësit “Përroi Jugor” mund t’i humbë 600 milionë eurot e fondeve IPA 2. Këto paralajmërime janë reale dhe duhet të merren me seriozitet. Kështu shprehet Malinka Jordanova nga Instituti i politikave evropiane.

“Nëse nuk i respektojmë marrëveshjet dhe mbetemi në projektin “Përroi Jugor”, BE-ja do e dënojë Maqedoninë. Nuk do na falin, jo, marrëveshjet që i kemi nënshkruar do respektohen dhe do na përkujtojnë për këtë. Do bëjnë gjithçka të mos vijë deri te ajo. Por, nëse ne qëndrojmë në këtë, atëherë do ketë sanksione. Ndërprerja e fondeve IPA është një nga sanksionet e fundit, është sanksion për nga natyra. Para kësaj do kishte paralajmërime tjera, sugjerime diplomatike, anulim të takimeve etj. Ka bisedime dhe në fakt cilado marrëveshje e parë të bëhet e që është jashtë detyrimeve tona ndaj BE-së, të futet në atë kornizë”, thotë për Alsat-M, Malinka Jordanova nga IPE duke theksuar se Maqedonia nuk guxon të lejojë humbjen e 600 milion eurove para nga fondet IPA.

Nga ana tjetër ende nuk dihet, pasi që Qeveria nuk përgjigjet qartë, a do ta braktis Maqedonia projektin “Përroi Jugor”.

Lajme të ngjashme

Back to top button