USHT vazhdon të frikojë dhe kërcënojë studentët (VIDEO)

Vazhdojnë kërcënimet ndaj studentëve të USHT-së të cilët kanë marrë iniciativë për ndryshime në Parlamentit Studentor. Rektorati sot ka marrë në pyetje të gjithë studentët të cilët kërkojnë ndryshime në Parlamentin Studentor, madje duke i kërcënuar ata me largim nga Universiteti.

Pas plot dy muaj insistim për të kontaktuar kryetarin e Parlamentit Studentor Shaban Arsllanin, ky fundit mori guximin dhe doli në konferencë për media. Por jo për të mbrojtur studentët që po kërcënohen, por vetëm për të lexuar një komunikatë, nëpërmjet së cilës edhe ky i fundit i akuzon kolegët e tij studentë. Arsllani u largua duke iu shmangur pyetjeve të gazetarëve. Studentët tashmë disa muaj kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre lidhur me kushtëzimet për taksën 100 denarëshe dhe  mbylljen e programeve të disperzuara në Shkup. Adrian Kerimi/ Alsat-M

Lajme të ngjashme

Back to top button