QZHM: Kuvendi vazhdon ti miratojë ligjet për media pa debat publik

Qendra për zhvillim të mediave gjatë periudhës 1 gusht deri 17 tetor të këtij viti, duke ndjekur zbatimin e Ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuale dhe Ligjit për media, ka vëzhguar punën e Agjencinë për shërbime audio dhe audiovizuale, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në Ministrinë për shoqëri informatike dhe administratë si dhe punën e Radiodifuzionit Maqedonas.

“Qeveria dhe Kuvendi vazhdojnë me praktikën për ndryshimin e ligjeve mediale, dhe atë me procedurë të përshpejtuar dhe pa debat publik. Gjatë tetë muajve Qeveria ka propozuar, ndërsa Kuvendi ka miratuar gjithsej katër ndryshime dhe plotësime të ligjit”, deklarojnë nga QZHM.

Sipas Qendrës për zhvillim të mediave Qeveria edhe pse ka premtuar, nuk ka propozuar ndryshime ligjore që do të garantojnë pavarësinë financiare të Radio Televizionit të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button