Serbët do ta padisin Maqedoninë për vjedhjen e ajvarit

Shoqata e Ajvarit të Leskovcit, pronar i brendit të mbrojtur “Ajvari i Leskovcit’ do ti padisë prodhuesit e ajvarit në Gjevgjeli për shkak të vjedhjes dhe falsifikimit të brendit serb.

Sipas Kurir.rs padia do të dorëzohet në Gjykatën ndërkombëtare të Gjenevës.

Sipas portalit, gjatë vizitës në SHBA delegacioni nga Leskovci në raftet e marketeve në Çikago kanë vërejtur kavanozë ‘Ajvar i Leskovcit’, i prodhuar në Gjevgjeli, Maqedoni.

Sipas Kurir, Maqedonia nuk ka pasur leje për prodhimin e ajvarit.

Një kavanoz ajvar në Amerikë kushton 4 dollarë, dhe qytetarët nga Ballkani që qëndrojnë në Amerikë e konsumojnë shumë.

Lajme të ngjashme

Back to top button