Maqedoni, qytetarët vendosin nën hipotekë pasuri të ndryshme

Për të tërhequr kredi nga banka qytetarët e Maqedonisë kanë vënë në hipotekë pasuri dhe patundshmëri me vlerë mbi 1.2 miliardë euro.

Nga Regjistri i hipotekave pranë Regjistrit Qendror në Maqedoni bëjnë të ditur se kjo shumë e lënë në formë hipoteke është llogaritur vetëm gjatë 10 muajve të fundit. Sipas këtij Regjistri, në hipotekë janë shkruar pasuri të ndryshme, duke përfshirë toka, banesa, shtëpi, objekte afariste, makina, mjete tjera transporti dhe bujqësie, vepra arti e deri tek lopët, pulat dhe gjësende tjera me vlerë, që janë pranuar nga bankat.

Por nga ana tjetër gazeta “Dnevnik” shkruan se nuk dihet se sa pasuri tjetër shumëmilionëshe është lënë si hipotekë tek fajdexhinjtë apo banka ilegale private, që në formë të fondeve kontrollohen dhe menaxhohen nga grupe biznesi. Është konstatuar se gjatë viteve të fundit hipotekat janë vlerësuar prej 1,4 miliardë deri në 2 miliardë euro. Në të dhënat e Regjistrit qendror, njoftohet se këtë vit janë lënë hipotekë 1563 objekte apo lëndë tjera të llojeve të ndryshme me një vlerë prej 1,2 miliardë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button