Fol: Zëri i qytetarëve heshtet me shkopinj gome

Pjesëmarrësit e projektit të artistëve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe solidaritet “Fol”, si dhe  anëtarët dhe mbështetësit e Organizatës Joqeveritare “Civil” kanë reaguar ndaj , siç thonë ata, arbitraritetit, fyerjes dhe  destruktivitetit  të pushtetit.

“Shkupi 2014” dhe ndërmarrjet tjera në frymën e “rilindjes”  domosdo duhet të ndalohen, Arbitrariteti dhe paskrupulliteti i qeverisjes po i shkel të gjitha vlerat estetike, etike dhe civilizuese. Nëse dikur ishim pak a shumë anonimë, tani jemi të njohur për kiçin dhe arbitraritetin e një grupi njerëzish, të mbrojtur nga policia, gjykatat dhe mediat e dëgjueshme”, thuhet në reagim.

Më tej në reagim thuhet se injoranca, arroganca dhe dhuna shkojnë dorë pas dore. Shpirti i jetës urbane po zhduket nga infektimi i ndërmarrjeve absurde të qeverisë, ndërsa zëri i qytetarëve po heshtet me shkopinj gome dhe manipulime mediatike.

“Ajo që para disa viteve u ngjante simptomave, tanimë është bërë sëmundje e rëndë, që po gjenerohet në laboratoret e të “fuqishmëve”, thuhet ndër të tjera në reagimin që kanë shprehur këto subjekte.

Ata ndërkaq,  kanë apeluar tek të gjithë njerëzit që posedojnë ndjenjën për të bukurën, pa dallim të afinitetit të tyre politik, të japin kontribut për ndalimin e sjelljes së këtillë të qeverisjes në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button