Të premten Tetova proteston

Pasi që Qeveria nuk e mbylli fabrikën Jugohrom e cila është një ndër ndotësit më të madh të ajrit në Pollog, qytetarët e Tetovës do të dalin në protesta. Tetova edhe sot nuk e lëshon pozitën e qytetit më të ndotur në Maqedoni.

Si që lajmërojnë për Portalb nga lëvizja EcoGuerilla, protesta kundër ndotjes së ajrit do të mbahet të premten (07.11.2014) në sheshin Iliria në ora 13.00 Me moton “Ajër për Tetovën” ata kërkojnë që të ndermirën masat e duhura nga Qeveria dhe organet përkatëse për ta ndaluar ndotjen kancerogjene të Tetovës e cila ndikon keq në shëndetin e banorëve të Tetovës e gjetiu.

Kërkesat e Lëvizjes EcoGuerilla janë me sa vijon:

1. Qeveria të anulojë vendimin skandaloz për lejimin e Jugohromit të punojë edhe dy vite, edhe pse nuk ka përmbushur asnjë obligim për vënien e filtrave gjate afateve që deri më tani i janë dhënë këtij kombinati.
2. Qeveria të sjellë vendim të ri me të cilin urdhërohet pauzimi i pjesës ndotëse të Jugohromit në afat gjashtëmujor, një periudhë e mjaftueshme për vënien e filtrave. Brenda kësaj periudhe, të detyrohet Jugohromi të mos lëshojë asnjë punëtor nga puna në këtë kombinat. Në këtë drejtim i inkurajojmë edhe subvencionet apo ndihmën nga ana e Qeverisë – si për sigurimin e punëtorëve (vendit të tyre tëpunës) ashtu edhe për vënien e filtrave.
3. Urgjentisht të zgjidhet çështja e deponive të egra në rajonin e Pollogu. Me këtë çështje do të merremi më intenzivisht pasi të zgjidhet Jugohromi si ndotës më i madh.
4. Për arsye se amvisëritë po ashtu njihen si ndotës të ambientit, kërkojmë nga Qeveria të subvencionojë me 33 % faturat e rrymës gjatë sezonit të ngrohjes, me qëllim të zvogëlimit të përdorimit të lëndëve djegëse, si drunjve dhe qymyrit.
5. Inspektoratet qeveritare dhe komunale të mbrojtjes së mjedisit të ndëshkojnë konform ligjeve në fuqi të gjithë ato persona që ilegalisht ndezin goma dhe materiale tjera në komunën e Tetovës, Tearcës, Zhelinës, Jegunocit, Bogovnjës dhe Bërvenicës.

LEXO MË SHUMË
Shëndeti nuk toleron shtyrje afati, situatë alarmante në Tetovë!
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor tallet me qytetarët
EcoGuerilla: Qeveritarë, helmoni 340 mijë banorë për 1 mijë të punësuar!
A do t’ua shkurtojë jetën banorëve të saj, Qeveria e Maqedonisë?
Izairi premton: Nëse pas gjashtë muajve nuk ka ndryshim, do mbyllet Jugohromi
(VIDEO) Para zyrës së Abdilaqim Ademit mbahet protesta kundër ndotjes
(FOTO-VIDEO) Tetovarët bllokuan rrugën, kundër ndotjes!
Këshilli protestues letër minsitrit Abdylaqim Ademi
(FOTO-VIDEO) Tetovë, u protestua kundër ndotjes së ajrit! 
Protestojnë Banorët e Hekuranës, Makstil dhe Jugohrom të mbyllen
Tetovarët në aksion, ri-aktivizohen protestat për ajrin e ndotur
Niveli i ndotjes së ajrit rritet, Tetova tre herë më e ndotur se Shkupi

Paralajmerim protesta tetove ndotje e ajrit

Fabrika e Jugohromit
Fabrika e Jugohromit
Fabrika e Jugohromit
Fabrika e Jugohromit

 

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button