UPDATE: Pejiq: Nuk ka vendim për ndërprerje të programit të REL në Ballkan

Ka reaguar Nenad Pejiq, drejtor kryesor rajonal i Radios evropa e Lirë në lidhje me informatën se së shpejti do të ndërpriten shërbimet e kësaj radioje për Ballkanin.

“Nuk është hera e parë që në procesin e miratimit të buxhetit në Kongresin e SHBA-ve, prej ku edhe REL/RL fiton mbështetje financiare, të përmendet mundësia për ndërprerje të emetimit të ndonjë programi gjuhësor. Në përputhje me krizën financiare dhe deficitin buxhetor, në vitet e fundit, ky proces bëhet gjithnjë e më i komplikuar. Buxheti për vitin e ardhshëm fiskal gjendet në Kongresin e SHBA-ve, dhe është duke kaluar nëpër procesin e harmonizimit. Ai është i vështirë, i lodhshëm dhe zgjat shumë. Në këtë moment nuk ka vendim për ndërprerje të punës së programit në cilëndo qoftë gjuhë të Radios Evropa e Lirë”, thotë Pejiq. 

REL është e vetëdijshme se Ballkani, si dhe disa pjesë tjera të botës, nuk janë në listën e prioriteteve të SHBA-ve, megjithatë, Pejiqi konsideron se misioni në Ballkan nuk ka përfunduar dhe se REL dëshiron të vazhdojë me emetimin e programit në gjuhët e popujve të Ballkanit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button