Rrahje në autobus, tre persona përfundojnë në spital

Tre persona, prej të cilëve dy të mitur dhe një i ritur janë lënduar kur ditën e djeshme rreth orës 14 në autobusin me numër 64 në Porta Vllae në Shkup janë sulmuar nga dhjetëra persona.

Sulmuesit në fillim i kanë provokuar të miturit me fjalë të rënda në bazë nacionale dhe më pas kanë filluar të godasin me grushte e shqelma.

Janë lënduar i mituri Tihomir P (15), Vlladimir S (15) dhe Kristijan I (19). Kur rasti është paraqitur në polici sulmuesit kanë deklaruar se janë sulmuar nga tre të miturit.

Sipas dëshmitarëve, personat e përfshirë në rrahje kanë qenë të ulur në katin e dytë të autobusit pas çka për arsye të panjohura janë sulmuar nga dhjetëra udhëtarë më të rij në autobus.

Ato me grushte dhe shqelma janë munduar ti zbresin në katin e parë ndërsa më pas kanë nxjerr rrypin e pantallonave dhe kanë filluar ti godasin në trup dhe kokë.

Pa pak çastesh në vendin e ngjarjes ka arritur policia dhe ndihma e shpejtë.

Pas dhënies së ndihmës së parë të lënduarit janë marrë në pyetje nga policia ndërsa Krisitjan I (19) është dënuar me 700 euro, për pjesëmarrje në rrahje, sepse anëtarët e grupit tjetër kanë deklaruar se personat e sulmuar me vete kanë pasur thika dhe shkop të bejsbollit.

Në vendin e ngjarjes policia nuk ka gjetur asgjë, më shumë detaje priten nga MPB gjatë ditës.

Lajme të ngjashme

Back to top button